Ambasada e Britanisë së Madhe është shprehur e befasuar me vendimin e marrë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për të shpallur konkur për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në një reagim të Ambasadës Britanike, thuhet se kishin ofruar mbështetje për rekrutimin e Kryeprokurorit të Shtetit, ndërsa teksa po prisnin përgjigje nga KPK-ja, janë befasuar me vendimin e djeshëm.
“Ambasada Britanike ka vite që mbështet Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK). Së fundmi, kemi ofruar mbështetje edhe për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit. Përderisa ne ishim duke pritur përgjigje nga KPK, vendimi i djeshëm për ta shpallur pozitën pa mbështetjen tonë, ishte befasues”, thuhet në reagim
Me këtë veprim, sipas Ambasadës Britanike, KPK-ja e ka humbur një mundësi për të dëshmuar partneritet dhe transparencë.