Ambasada e SHBA-së ka kërkuar që Kosova ta heqë taksën për mallrat e Serbisë dhe gjithashtu Serbia ta ndalojë fushatën që vendet e tjera t`i tërheqin njohjet për shtetin e Kosovës.
Ambasada në Prishtinë në një deklaratë ekskluzive për RTK tha se qëndrimi i SHBA, Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell mbetet i njejtë dhe se Kosova duhet ta heqë tarfiën 100 përqind për mallrat serbe ndërsa Serbia duhet të ndalojë fushatën kundër Kosovës për ç’njohjen e shtetit.