
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:30. Njoftimi është bërë publik përmes një komunikate për media të lëshuar nga Zyra e kryeministrit.
Ndërkohë ende nuk është dhënë kurrfarë informacioni tjetër shtesë për arsyen e kësaj mbledhje.
“Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në ndertën e Qeverisë në orën 15:30”, thuhet në njoftim, raporton Express.
Kjo mbledhje e sotme e Qeverisë vjen pas takimit të djeshëm ku u morën masa me qëllim të parandalimit të koronavirusit./Express/