Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka konfirmuar, raportimin e “Indeksonline”, për shqyrtimin e emërimeve nga qeveria në shkuarje e Ramush Haradinajt.
Sipas tij, të gjitha vendimet të cilat janë marrë pas datës 19 korrik 2019 nuk mund ta kenë statusin e njëjtë.
“Prandaj, qeveria e Republikës dhe unë si kryeministër do ta kemi një rishqyrtim të gjithë kësaj faze. Konsiderojmë se për të filluar një kapitull të ri, duhet ta rrisim përgjegjësin ligjore. E ndërsa politike dhe morale”, është shprehur ai.