
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka zhvilluar një takim me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, në Munich të Gjermanisë.
Me këtë rast, Borissov uroi Kurtin për zgjedhjen e tij në postin e Kryeministrit.
“Nuk ka çështje të pazgjidhura të ndjeshmërisë politike midis vendeve tona, dhe marrëdhëniet bilaterale gjithmonë janë karakterizuar nga besimi i ndërsjellë. Ekziston një potencial i pashfrytëzuar për të zgjeruar bashkëpunimin në fushat e ekonomisë, investimeve dhe turizmit”, ka thënë ai.