Në zyrën e kryeministrit, në mungesë të ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili gjendet në Shtetet e Bashkuara do të jetë ish-zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli ai që do t’ia kalojë detyrën Albin Kurtit.
Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës pritet të mbahet në ora 11:00.
Pas kësaj, Kurti pritet të thërrasë në një mbledhje ceremoniale edhe qeverinë e tij të re./Gazeta Mejdani/