Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot e ka ditëlindjen.
Ai ka mbushur 46 vjet.
Kurti ishte ndër kryesorët e Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, grup që organizoi protesta për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.
Në gusht 1998, filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Demaçi.
Ai ishte arrestuar nga policia serbe më 27 prill 1999.
Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe.
Albin Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001, derisa, më 23 prill 2003, diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.
I pari i Qeverisë ka lindur më 24 mars 1975.