Kuvendi i Kosovës, zyrtarisht e ka votuar sot qeverinë e Kosovës, që do të drejtohet nga Albin Kurti. Partia e Kurtit pas marrëveshjes me Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të bashkë qeverisin për një mandate katërvjeçar.
66 vota për dhe 10 abstenim është votuar kjo Qeveri.
Kurti do të qeverisë me 15 ministri, nga pesë ajo dhe LDK kurse tri ministri janë rezervuar për minoritetet. Kurti do të ketë po ashtu dy zëvendësa, Haki Abazin dhe Avdullah Hotin.
Kryeministri Kurti do t’i ketë edhe dy zëvendëskryeministra, kurse në përbërjen e saj, qeveria pritet të ketë edhe 33 zëvendësministra.