Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin 21-vjetorit të çlirimit.
Kurti ka thënë se liria e Kosovës ka ardhur si përpjekje e shumë gjeneratave, raporton “Epoka e re”.
“Gjithmonë kemi pasur lëvizje për liri, drejtësi dhe progres. Liria jonë është rezultat i përpjekjeve të gjeneratave të cilat nuk u dorëzuan kurrë. Sot jemi falënderues ndaj qytetarëve tanë dhe aleatëve tanë. Urime Ditën e Çlirimit Kosovë. Urime 15 vjetorin Lëvizja Vetëvendosje”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.