Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një postimi në profilin e tij Facebook, ka deklaruar se ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashtohen zgjedhjet.
Sipas tij edhe sot kur po bëhen dy muaj nga mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i njëjti tha se prapë se prapë po ia dalin.
“Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona”, ka shkruar Kurti.
Tutje, Kurti edhe njëherë ka ripërsëritur idenë e zgjedhjeve të reja, duke thënë se ato tashmë po mbahen anembanë Evropës, shkruan Syri.net Kosova.