Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media sot në ora 18:30.
Nga zyra për media e kryeministri nuk bëhet e ditur arsyeja e kësaj konference.
Ndryshe, Mbledhja e Qeverisë e cila ishte planifikuar të zhvillohej pasditen e sotme është shtyre për nesër.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet më datë 28.02.2020, në ora 12:00.
Arsyeja se pse është marrë vendimi për shtyrjen e mbledhjes nuk ceket në njoftim, por mediet raportojnë se në koalicionin qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mos-pajtime rreth heqjes apo jo të taksës.Ndërkohë, zyrtarët e LDK-së kanë kërkuar nga Kurti ta largojë taksën 100 për qind dhe të ruhen raportet me SHBA-në.