
Ish-kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duket se po i respekton rregullat kundër Koronavirusit.
Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, ai shihet në aeroport, duke bartur maskë dhe duke respektuar distancën sociale, përcjell Bota sot.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, jo rrallë është komentuar për jetën modeste që bën dhe këtë e dëshmon edhe kjo fotografi. Pa roje e pa shumë njerëz afër, Kurti jep shembullin e një politikani.
