
Dy figurat kryesore të Lëvizjes “Vetëvendosje”, kryetari Albin Kurti dhe nënkryetari, Glauk Konjufca kanë bërë kallëzim penal ndaj presidentit të shtetit, Hashim Thaçi, lidhur me një deklaratë që ky i fundit e bëri në Gjykatë për “Syrin e Popullit”.
Thaçi, një dhjetor të vitit të kaluar, kishte deklaruar se prapa organizata kriminale, qëndron Albin Kurti, Sabri Ramabaja dhe Glauk Konjufca. Këto komente ai I kishte bërë në cilësinë e dëshmitarit.
“Më herët kam pasur indikacione prej autoriteteve që prej nxitësve të miqve të Kosovës që kanë ardhur prej Serbisë ka pasur kanosje. Kanosje e vërtetë ka qenë prej organizatës “Syri i popullit”. Jam informuar prej autoriteteve shtetërore, prej mekanizmave, ditë më parë para se të ndodhte atentati ndaj Azem Vllasi. E kemi përjetu rëndë unë edhe familja ime. Po unë e njoh Sadri Ramabajën. Nuk e njoh Murat Jasharin, por kam dëgju për të. Mbrapa tij kësaj organizate qëndrojnë Sadria, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti. Për mua nuk ka qenë shqetësuese vlerësimi por kërcënimi dhe paralajmërimi për vrasje. Janë fjalë që i kam dëgjuar me veshët e mi, nga Glauk Konjurfca në një seancë në kuvend, që këta njerëz duhet me i vra, dhe pastaj ka ndodhur rasti”, ishte shprehur Thaçi, transmeton Indeksonline
Vlen të theksohet se në këtë seancë nuk ishin lejuar të filmohet presidenti Thaçi.
Ndryshe, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet preliminare ndaj kësaj cështje. Kjo pasi me 25 prill të vitit të kaluar, Albin Kurti e Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje kishin bërë kallëzim penal për lajmërim e kallëzim të rremë. Të njëjtit janë ftuar nga Prokuroria si dëshmitarë në ditën e nesërme.
“Me 25 prill të këtij viti Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes, dhe Glauk Konjufca, asokohe drejtues i Grupit Parlamentar, në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë (sipas kuptimit të Nenit 382, par. 1, 2 dhe 4), dhe deklaratë të rreme nën betim (sipas kuptimit të Nenit 383, par. 1 dhe 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) Nr. 06/L-074.) /Indeksonline/
Discussion about this post