Ish kryenegociatorja Edita Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me fjalimet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seancën për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë.
Ajo ka thënë se deputetët po e injorojnë planin për ndarjen e Kosovës, duke folur më shumë rreth pushtetit.
Postimi i plotë:
Po e percjelle debatin ne Kuvend, shume fjale per pushtet shume pak per shtet e qytetare. E shume me pak per temen e rrezikshme te kufijve. Po kur me shume se sot qytetaret kane nevoje te shohin nje unitet politik e kombetar per mbrojtjen e tyre por edhe per mbrojtjen me vendosmeri te kushtetutes dhe kufijve te Kosoves. Si eshte e mundur qe nuk pati nje propozim per nje qeveri uniteti, per nje qeveri te shpetimit kombetar qe i bene balle rreziqeve te kohes. Ta mbrojme popullin nga kjo pandemi, ta mbojme shtetin e kufijte nga lojerat antikombetare. Pastaj mjaft do te kete kohe per luften per pushtet! ????????