Opinionisti i shquar, Imer Mushkolaj, ka komentuar takimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin e BE-së, përkatësisht ndërmjetësuesin e dialogut Kosovë -Serbi, Josef Borrell.
Duke u ndalur tek komentimi i qasjes së anëshme, gjegjësisht tek manifestimi i sjelljeve noprane të Shefit të politikës së jashtme të BE-së, Mushkolaj nënvizoi se, zelli i Borellit për të imponuara tema, siç është urgjenca për themelim të Asociacionit, e bëjnë spanjollin të pozicionohet si palë.
Më tutje, Mushkolaj ka kujtur se përshkrimi i detyrës së Borellit është lehtësimi i dialogut midis palëve, respektivisht Kosovës dhe Sërbisë, dhe jo pozcionimi i tij në krahë të njërës palë.