Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shkencë Arsim

Alarm i kuq për Ministrin e Arsimit, gazeta zvicerane godet rëndë: Kosova ka arsimin më të dobët në Evropë!

August 30, 2019
30
SHARES
2.5k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Ministri i Arsimit

Gazeta prestigjoze zvicerane “Neu Zurcher Zeitung”, sot ka publikuar një shkrim rreth gjendjes së arsimit në Repbulikën e Kosovës. “Shkollat më të këqija në Evropë”, është titulli i këtij shkrimi të gazetës zvicerane kushtuar arsimit në Kosovë. Sipas këtij shkrimi e gjithë kjo vjen si pasojë e elitës politike kosovare dhe politizimi të personalit nëpër shkolla, transmeton Gazeta Mejdani

Në letër, e ardhmja duket premtuese. Që nga fillimi i vitit shkollor, të gjitha shkollat fillore në Kosovë kanë miratuar një plan program të ri modern.

Ai përdoret gjithashtu diku tjetër në Evropë. Por realiteti është më ndryshe: librat shkollorë të cilëve u referohet ky plan program ende nuk janë botuar dhe shtypur.

Duke marrë përbazë studimin e Pisas të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim si pikë referimi, Kosova ka shkollat më të këqija në Evropë.

Në lexim, në matematikë ose në shkencat natyrore, në të gjitha disiplinat, nxënësit kosovarë kanë dalë më keq të gjitha shkollat në pjesën tjetër të Evropës.

“Duhet të bëjmë më shumë,” thotë Liridon Maliqi. Ai është drejtor i shkollës fillore publike “Qamil Batalli” në Prishtinë. Ai ishte i vetëdijshëm se ka shumë për t’u përmirësuar në shkollat e Kosovës, por rezultatet e Pisës ishin shumë të këqija dhe befasuese.

Më shumë se 700 fëmijë ndjekin shkollën e Maliqit. Infrastruktura nuk lë asgjë për të dëshiruar.

Klasat janë të mëdha dhe me dritë të mjaftueshme, në çdo ballë të murit varet një ekran i sheshtë. Ekziston edhe një palestër dhe një kuzhinë shkollore, e cila përgatit një drekë të lirë për studentët.

Por vështirë që ndonjë shkollë tjetër në Kosovë të ketë një infrastrukturë moderene sikurse të shkollës “Qamil Batallli”.

Ka ende shkolla ku fëmijët duhet të mësojnë në ndërrime sepse nuk ka hapësirë të mjaftueshme për shkollë.

Siç shkruan KultPlus.com, infrastruktura shkollore është përmirësuar ndjeshëm që nga përfundimi i Luftës së Kosovës në vitin 1999 – falë mbështetjes financiare ndërkombëtare, shkollat janë rehabilituar ose rindërtuar.

Drejtori i shkollës, Maliqi, gjithashtu sheh zhvillime pozitive pavarësisht rezultateve të dobëta të Pisës, shkruan NZZ, transmeton Gazeta Express.

“Kurrikula e re është një hap i rëndësishëm për ne”, thotë ai, duke shtuar se “Në dhjetë vjet mund të krahasojmë me Gjermaninë”.

Por jo të gjithë ndajnë këtë optimizëm.

“Duhet të jemi të shqetësuar,” thotë Dukagjin Pupovci. Ai është themeluesi dhe drejtori i Qendrës për Arsim në Kosovë, një OJQ e angazhuar në përmirësimin e sistemit arsimor kosovar.

“Shkollat në Kosovë kanë një problem të cilësisë”, thotë ish-profesor i matematikës në Universitetin e Prishtinës.

Ai do të thotë mbi të gjitha cilësinë e mësuesve dhe trajnimin e mësuesve. Kështu, nuk kontrollohet në mënyrë të mjaftueshme se si mësimdhënësit hartojnë mësimet e tyre.

Askush nuk duhet të japë llogari nëse nuk punon mirë: “Nuk di ndonjë mësues i cili është shkarkuar për punë të keqe”, thotë Pupovci.

“Më së shumti, ndoshta, nëse nuk ishte në vijën politike të kryetarit të bashkisë”.

Kryetarët e komunave janë përgjegjës për emërimin e drejtorëve të shkollave në komunitetet e tyre. Si rezultat, kur plotëson një pozicion të hapur, kërkesat kualitative për një kandidat rregullisht zbehen, thotë Pupovci.

Më të rëndësishme janë lidhjet politike apo familjare.

Veçanërisht e dukshme është mungesa e menaxhimit të cilësisë në Universitetin e Prishtinës, universiteti më i madh në vend. Organizata joqeveritare lokale Orca pas një hulumtimi erdhi në përfundimin se 72 për qind e profesorëve në universitet nuk i përmbushin kriteret minimale për gradën e tyre akademike.

Sipas aktivistëve të Orcës, rektori i ngarkuar i Universitetit të Prishtinës duhet gjithashtu të ketë botuar artikuj në revista të dyshimta shkencore dhe nuk kanë qenë mjaft të kualifikuar për t’u promovuar në profesor, sipas kushteve të përcaktuara në statutin universitar./Gazeta Mejdani/


Share26Tweet

Related Posts

Thirrje për mbylljen e shkollave që financohen nga organizata terroriste të rrezikshme, Kosova të ketë kujdes të shtuar!

June 7, 2022

Eskalon Rrahman Jasharaj: Nuk tërhiqemi, me 20 prill bllokojmë arsimin!

April 12, 2022

Raporti i BE-së/ Në Kosovë cilësi e dobët e arsimit: Ministria të reagojë sa më shpejt!

October 23, 2021

Nagavci: Pasojat nga pandemia në arsim janë evidente, por janë rezultat i ndërhyrjes brutale të politikës së dikurshme në arsim!

June 3, 2021

A do të mbahet mbrëmja e maturës dhe ekskurzionet për nxënësit kosovarë sivjet? Flasin nga MSH!

June 3, 2021

Edita Buçinca emërohet shefe e stafit të kabinetit në Ministrinë e Astrimit!

April 8, 2021

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.