Isa Mustafa e ka tërë jetën e vetë politike të ndërtuar mbi mashtrime, nënshtrime dhe në shërbim të interesave të ndryshme, madje edhe antikombëtare, sikundër ka bërë në mënyrë të vazhdueshme në vitet e 1970-ta ,’80-ta e ‘90-ta dhe pas luftës në Kosovë. Është një njeri që duhet të ndiqet penalisht dhe të dhënat që kanë dalë publikisht të i vërteton prokuroria dhe ta jep dënimin e merituar gjykata, por kjo po heshtet. Isa Mustafa krijoi rreth vetes një grup mafioz tepër të përgatitur për mashtrime dhe gënjeshtra, të aftë për punë antishtetërore duke marr në grup Agim Veliun, matrapazin e Gjilanit, mendjemadhin si Selmani dhe sahanlëpirëset e ndryshëm, që e ka shndërruar LDK në parti ku vetëm për krime, mashtrime dhe vjedhje janë duke vepruar”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
Profesori i njohur i së drejtës, Muhamet Kelmendi, veprimtar i çështjes kombëtare, një nga ish themeluesit e LPK-së dhe të UÇK-së, ka një vlerësim tepër negativ për rolin dhe sjelljen e Isa Mustafës në politikë, që nga angazhimi i tij në krye të LDK-së. Përveç se ai u lidh ngushtë me Hashim Thaçin, për interesat e tij personale, sipas Kelmendit, Mustafa është një politikan kontrovers që e ka mashtruar elektoratin e LDK-së në vazhdimësi, duke dhënë premtime afatshkurtra për realizimin e qëllimeve të përkohshme, por që nuk i ka mbajtur asnjëherë zotimet dhe premtimet. Kështu sipas Kelmendit, figura e Isa Mustafës paraqet një personalitet të rrezikshëm për të ardhmen e LDK-së sepse një parti politike që mashtron votuesin, nuk mundë të ketë perspektivë dhe besim qytetar. E një mashtrim kaq të Madh, LDK në krye me Isa Mustafën, sipas Kelmendit ja ka bërë elektoratit të vetë duke u zotuar që pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar, çështje e parë që do të ngritët në Kuvend do të jetë mocioni për dërgimin e Hashim Thaçit në Gjykatë Kushtetuese, për të konstatuar shkeljen e Kushtetutës dhe për të kërkuar shkarkimin e tij nga ajo pozitë. Mirëpo ka ndodhur e kundërta, Nuk u ngritë mocioni kundër Thaçit, por kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së e ndërtuan se bashku me VV-në si partner të koalicionit. Ky mashtrim i madh, sipas Kelmendit, ka ndodhur gjithmonë nga LDK-ja por kësaj here ishte mashtrim më maje që duhet të ndëshkohet duke u hetuar dhe zbuluar e tërë e kaluar dhe e inkriminuar e Isa Mustafës dhe grupit të tij që ka uzurpuar LDK-në, e që duhet të ndëshkohet jo vetëm nga votuesit por edhe nga Gjyqësori.
“LDK ka kohë, madje edhe para, gjatë dhe pas luftës, sidomos në këto 15 vjet që ka kryer dhe po kryen veprime tipike anti popullore, të rrezikshme dhe shumë mashtruese. Ajo veprimtari ka shkuar deri atje që për interesa të ngushta, tipike kriminale, përfituese etj. të mashtroje masat dhe të vepron kundër shtetit. Nuk është hera e fundit kjo që mashtron dhe gënjen LDK. Isa Mustafa e ka tërë jetën e vetë politike të ndërtuar mbi mashtrime, nënshtrime dhe në shërbim të interesave të ndryshme, madje edhe antikombëtare, sikundër ka bërë në mënyrë të vazhdueshme në vitet e 1970-ta ,’80-ta e ‘90-ta dhe pas luftës në Kosovë. Është një njeri që duhet të ndiqet penalisht dhe të dhënat që kanë dalë publikisht të i vërteton prokuroria dhe ta jep dënimin e merituar gjykata, por kjo po heshtet. Isa Mustafa krijoi rreth vetes një grup mafioz tepër të përgatitur për mashtrime dhe gënjeshtra, të aftë për punë antishtetërore duke marr në grup Agim Veliun, matrapazin e Gjilanit, mendjemadhin si Selmani dhe sahanlëpirëset e ndryshëm, që e ka shndërruar LDK në parti ku vetëm për krime, mashtrime dhe vjedhje janë duke vepruar”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.