Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, nuk ndalet, ndërsa edhe sot ai ka vazhduar me akuza ndaj Isa Mustafës në prag të zgjedhjeve për kryetarin e partisë.
Në një shkrim në Facebook, Rugova e ka quajtur Isa Mustafën kryetar të klaneve.
Ai ka thënë tutje, se nga ajo që po e sheh, ka frikë se Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën, pra krijimin e klaneve në Lidhjen Demokratike.
“Kryetari i partisë apo një kryetar klanesh. Nga ajo që po shoh, kam frikë që Isa Mustafa me shokë po e synon këtë të dytën”, ka shkruar Rugova në Facebook.