
Policia e Kosovës ka vazhduar sot me realizimin e një aksioni të gjerë që ka të bëjë me krim të organizuar.
Nga Policia e Kosovës është bërë e ditur se operacioni policor është realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të vendit, ku ka rezultuar me arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar për përfshirje në krim të organizuar.
Pas pak pritet që nga Policia e Kosovës të jepen detaje shtesë lidhur me aksionin dhe me dëshmitë të cilat janë konfiskuar në kuadër të këtij aksioni në Prishtinë.