Një aksident trafiku ka ndodhur sot afër Parkut të Biznesit në Drenas.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshirë tri vetura dhe se nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 07:00 është raportuar për një aksident afër Parkut të Biznesit, ku janë përfshirë tri vetura Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar”, tha ai.
Ndryshe, numri i aksidenteve në komunikacion është mjaft i lartë, vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 67 të tillë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post