Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar të ketë ndodhur sot rreth orës 12:00, në rrugën rajonale Mitrovicë- Podujevë, segmenti rrugor fshati Kaqanollë.
Nga të dhënat e para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, drejtuesi ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka dal nga rruga.
Gjatë këtij vet-aksidenti lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe dy pasagjerët të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post