
Në magjistralen Pejë – Prishtinë, respektivisht në fshatin Kliqinë, pak minuta më parë, si pasojë e një aksidenti trafiku, në mes të një veture të tipit Golf 2 dhe një veture (pick up), dyshohet se ka humbur jetën një person.
Telegrafi ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes, ku shihet se përplasja e veturave ka qenë shumë e fortë.
Ende nuk dihet për numrin e saktë të të lënduarve tjerë./Telegrafi/