Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e të dielës në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, konkretisht në segmentin rrugor në fshatin Debërllukë.
Rreth orës 14:00, në fshatin Debërllukë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, me ç’rast janë lënduar shtatë persona.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicë, Avni Zaiti.
“Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.
Ndërkaq, për shkak të ndryshimit të temperaturave në vendin tonë Policia apelon për të gjithë ngasësit e automjeteve që të kenë kujdes, t’i respektojnë rregullat e trafikut.
Vetëm ditë më parë dy persona kanë vdekur në aksident komunikacioni./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post