Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Dobrushë të Istogut.
Mësohet se të përfshira në këtë aksident kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Ku traktori është ndarë në mes.
Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar dhe dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës.
Njesitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.