Prognozimet dhe profecitë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë, ishin temë diskutimesh dhe brengë serioze e shumë qytetarëve të vendit, shkruan Gazeta Mejdani.
Në këto prognozime dhe analiza ishin kyçur edhe shumë politikanë të vendit.
Ndër më të zëshmit në këtë drejtim, ishte Agim Bahtiri, kryetari i Komunës së Mitrovicës.
Në një emision televiziv ku mirrte pjesë edhe ish z/kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, Agim Bahtiri pati thënë se Vetëvendosje do të marrë saktësisht 32 deputetë, ndërsa Dardan Gashi, si me ironi ndaj Bahtirit, duke dhënë shenja se ai nuk po mirrte vesh kah politike, pati thënë se as sa gjysma e kësaj nu do të marrë Vetëvendosje.
Sot po shihet se Agim Bahtiri e paskësh ditur saktësisht se sa do të merr partia e tij e re
Mbetet për ekspertët e çështjes të zbulojnë se si ia qëlloi Gima, dhe përse deri më tani nuk është folë mjaftueshëm për këtë aftësi të tij të ‘mbinatyrishme’.
Gjithashtu, do të ishte interesante nëse ja qëllon edhe rezultatit të dy ndeshjeve të ardhshme të Kosovës, me Çekinë dhe Anglinë, dhe a do të kualifikohet Kosova në Evropian./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post