Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

​Afërdita Bogiqi, zëri i shqiptarëve në parlamentin zviceran 

October 2, 2019
8
SHARES
0
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Më 20 tetor në Zvicër do të mbahen zgjedhjet parlamentare, ku votuesit do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për në Parlament dhe në Senat (Dhomën e Shteteve).

Materiali zgjedhore kanë arritur dhe që tani mund të votohet përmes postës.

Shqiptarët në Zvicër (rreth 100 mijë me pasaportë zvicerane) nuk mund të rrinë indiferentë ndaj këtyre zgjedhjeve. Për më tepër, një pjesë e tyre kanë zgjedhur t’i futen politikës për të qenë pjesë aktive e vendim-marrjes politike në këtë vend.  Jo të paktë, janë ata që sot janë këshilltarë komunalë dhe deputetë në nivel parlamenti kantonal. Por, deri më sot, askush nuk ka arritur të zgjidhet në parlamentin federal .

A do të ndryshojë kjo me zgjedhjet e 20 tetorit 2019 ? Në një intervistë për ATSH-në, Afërdita Bogiqi, kandidate për deputete  në parlamentin zviceran, thekson se “shqiptarët janë integruar në fusha të ndryshme te jetës në Zvicër dhe kjo është një kënaqësi për mua. Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata  ende nuk janë të pranishëm”.

“Sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe  më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet te jetë në qendër të vëmendjes politike”, shprehet Bogiqi.

Një paraqitje e shkurtër e rrugëtimit tuaj? Kush është Afërdita Bogiqi? Formimi juaj arsimor e profesional? Angazhimi juaj në politikë?

Afërdita : Në përfundim të studimeve të mia pranë Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, gjatë vitit 1996 erdha dhe u vendosa në Valis me një qëllim : mësimin e gjuhës për të vazhduar studimet në Zvicër. Në të njëjtën kohë gjendja në Kosovë u përkeqësua ekonomikisht dhe politikisht. Familja ime sikur shumë familje në Kosovë, kishte nevojë për mbështetjen time financiare. Me që urgjenca ishte të kualifikohem sa me shpejtë për tregun zviceran të punës , u diplomova në shkollën komerciale në Montreux për të punuar pastaj si kontabiliste në administratën kantonale të Valais gjatë 9 viteve. Një trajnim në financa dhe kontabilitet , më  ndihmoj t’i zgjeroj kompetencat në këtë fushë.  Gjatë kësaj kohe, në sajë të zotërimit  gjuhës frënge dhe njohjes së administratës zvicerane kantonale dhe federale,  munda të  ndihmojë shumë bashkatdhetarë të mi gjatë veprimeve të tyre administrative.

Në vitin 2014, përfundova një Bachelor për punë sociale (Bachelor en Travail social) në HES-SO ne Sierre ne Valis. Po të njëjtën kohë punoja 60% si assistente sociale dhe kujdesesha për familjen time ne Zvicër dhe në Kosovë. Pas një përvoje pune 10 vjeçare si asistente sociale në qytete te ndryshme të Valisit,  kam mbaruar një Master për  punë sociale ne HES-SO në Lausanne. Paralelisht me studimet e Masterit, kam kryer një DAS (Diploma of Advanced Studies) për arsim dhe ka  dy vite që  punoj si profesoreshë për ciklin shkollor të mesëm.

Pjesëmarrja juaj  në këto zgjedhje është një dëshmi se shqiptarët në Zvicër nuk janë spektatorë indiferentë të zhvillimeve politike por  se ata po bëhen  pjesë aktive dhe e rëndësishme e shoqërisë zvicerane duke u përpjekur që gjithnjë e më shumë të jenë pjesë e vendim-marrjes politike. Çfarë e frymëzoi Afërdita Bogiqin që të paraqitet si kandidate në këto zgjedhje ?

Shqiptarët janë integruar në fusha të  ndryshme te jetës në Zvicër dhe kjo është një kënaqësi për mua. Megjithatë, arena politike, me disa përjashtime të vogla, mbetet hapësirë ku ata  ende nuk janë të pranishëm. Angazhimi im në politikë( i takoj krahut të majtë) ka qenë i natyrshëm pasi që  edhe më parë kam qenë dhe jam e angazhuar në shoqata dhe komisione te ndryshme të nivelit  lokal dhe kantonal. Edhe pse pushteti politik ne Zvicër është rezultat i një konsensusi midis partive  politike të ndryshme, më pëlqen fakti te bëhem pjesë e vendimmarrjes politike në Zvicër.

Cilat janë çështjet që i  keni më për zemër për të cilat  do të angazhoheni nëse zgjidheni në parlamentin federal?

Ajo që unë do të mbroj si politikane, janë vlerat si solidariteti dhe fakti që qytetari duhet te jetë në qendër të vëmendjes politike. Më konkretisht, e përkrah iniciativën për të kufizuar shpenzimet e sigurimeve shëndetësore në 10% të të  ardhurave. Jam që të gjithë të kenë shanse të barabarta në punësim, shkollim etj dhe jam kundër diskriminimit që u bëhet në punësim sidomos të rinjve me origjinë të huaj e në këtë rast edhe të rinjve shqiptarë.

Shqiptarët në Zvicër janë të shumtë që kanë dy-shtetësinë dhe si rrjedhojë edhe të drejtën e votës. Së pari, pse qytetarët shqiptaro-zviceranë duhet të votojnë në këto zgjedhje  dhe së dyti, a mund te themi, edhe pse kandidate e një partie politike zvicerane, megjithatë do të jeni një zë i shqiptarëve në parlamentin zviceran ?

Së pari, të votosh është një akt qytetar dhe kjo u mundëson qytetarëve shqiptarë-zviceranë të integrohen plotësisht në shoqërinë e këtij vendi, pra edhe në aspektin politik.  Së dyti, sa më shumë shqiptarë kompetentë të zgjidhen dhe të angazhohen në fushën politike, kjo do të kontribuojë në ndërtimin e një imazhi edhe  më pozitiv të shqiptarëve në Zvicër. Kjo do  ndikonte  në sensibilizimin e shoqërisë dhe autoriteteve  ndaj çështjeve të  diskriminimit gjatë kërkimit të një pune, banese, regjistrimit në një shkollë , si dhe në situata të tjera  të përditshme./ATSH/

Share8Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.