Në sulmet e ndërmarra ndaj protestuesve në Irak kanë humbur jetën edhe 2 persona.
Sipas informatave të marra nga burimet spitalore Muhamed Gasan, i cili më 24 nëntor u plagos në kokë me një plumb gjatë protestave në nënprefekturën Um të Basras, dje ndërroi jetë në spitalin ku ishte duke u kuruar.
Edhe në zonën Amiriye në perëndim të Bagdadit personat e panjohur sulmuan me thikë një protestues, pronar i një dyqani.
Personi në fjalë merrte pjesë në mënyrë aktive dhe siguronte ndihma financiare për protesta.
Bëhet e ditur se kanë filluar hetimet në lidhje me rastin.
Ndërkaq sipas deklaratës së bërë nga Komisariati i Lartë i Pavarur i Irakut për të Drejtat e Njeriut gjatë protestave kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimit publik në vend, që filluan më 1 tetor, janë vrarë të paktën 460 njerëz, ndërsa u plagosën 19 mijë të tjerë.
Discussion about this post