Kryetari Ramush Haradinaj sot ka pritur asambleistin e Komunës së Artanës, Jahi Zeqirin, si dhe juristen e diplomuar Mirlinda Maloku Berkolli, e cila njihet edhe si aktiviste e dalluar. “Me vizionin e qarte te Aleances, po bashkohen perdite veprimtare te deshmuar dhe profesioniste te fushave te ndryshme. Bashkimi me familjen tone politike i asambleistit te Artanes, Jahi Zeqirit me dhjetera bashkeqytetare, eshte deshmi se njerezit e devotshem te Kosoves, duan t’i sherbejne forcimit te shtetit dhe mbrojtjes se sovranitetit te tij dhe jo politikave ditore”, ka shkruar Haradinaj. Ndërsa, Maloku Berkollin Haradinaj e ka prezantuar edhe si aktiviste të dalluar. “Figura te respektuara te shoqerise, çdo here e me shume po e perkrahin konceptin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, per Kosoven 100 % shtet. Sot, AAK-se iu bashkua Mirlinda Maloku Berkolli, Juriste e diplomuar dhe aktiviste e dalluar ne vend. Bashke, do te punojme per Kosoven e forte ne ekonomi, rend dhe ligj, arsim e shendetesi”, ka thënë ajo.
Discussion about this post