Ajo ka realizuar gjithçka çfarë ka dashur në muzikë. Madje edhe më shumë seç mund ta kishte imagjinuar. Diva e skenës shqiptare, Adelina Ismaili ka një ëndërr, ose një peng që nuk e ka realizuar deri më tani.
Në një intervistë ndryshe, të sinqertë më ndjekësit e revistës Class në rubrikën “Më pyet Diçka”, Adelina është pyetur se nëse i ka mbetur peng diçka në jetë.
Ajo është përgjigjur “Në profesion, jo. Jam realizuar më shumë seç kam ëndërruar ndonjëherë. Në jetën private do të doja të jem mamaja e një vajze”.
/Gazeta Mejdani/
Discussion about this post