Kompanisë ABI Sh.P.K. nga Prizreni ju shtua edhe një çmim nga Oda Ekonomike e Kosovës si “Punëdhënësi i Vitit 2019”.
ABI Sh.P.K. me rritjen e vazhdueshme, investimet strategjike, ka ndikuar konkretisht në ekonominë e Kosovës me zbutjen e papunësisë dhe krijimin e vazhdueshëm të vendeve të reja të punës në treg.
“ABI” Sh.P.K. me pronarët/vëllezërit Adnan , Bari dhe Irfan Fusha , është themeluar më 28.11.1988 dhe ka mbi 700 të punësuar , që nga viti 1988 kompania ABI është angazhuar në krijimin e vendeve të reja të punës .
Kompania “ABI” Sh.P.K. 3 vite me radhë ishte fituesi i çmimit “Tatimpaguesi i Vitit 2016-2018“ dhe sonte në Gala Mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike të Kosovës u dekorua edhe me Çmimin “Punëdhënësi i vitit 2019” duke u bazuar në faktorët që ndikojnë në numrin e madh të krijimit të vendeve të punës dhe vlerësimeve nga raportet e institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare .
Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi dhe energjia rreth investimeve të vazhdueshme është tregues kyç i suksesit të qëndrueshëm.
“ABI” Sh.P.K.do të vazhdoj të kontribuoi në forma të ndryshme drejt rritjes dhe zhvillimit të ekonomisë vendore.
Discussion about this post