Zyrtarë të lartë të ‘Abi Çarshia’ në Prizren sapo kanë bërë të ditur ndërprerjen e të gjitha ativiteteve argëtuese në ambientet e tyre gjithandej në Komunën e Prizrenit, shkruan Gazeta Mejdani
Edhe koncertin me këngëtarin e mirënjohur Alban Skenderaj e kanë anuluar. Gjithashtu, Loja Shpërblyese është shtyer për muajin në vijim.
E gjithë kjo është ndërmarrë në shenjë solidariteti me viktimat e tërmetit në Shqipëri si dhe në shenjë mbështetje për familjarët e tyre.
Për më tepër, ky institucion afarist ndër më të suksesshmit në Kosovë, edhe më parë ka treguar gatishmëri për të ndihmuar njerëzit në nevojë, si dhe ka marrë pjesë dhe ka mbështetur shumë aktivitete humanitare dhe humaniste gjithandej nëpër tokat shqiptare.
Erdin Fusha, pronar i ‘Abi Çarshia’ në Prizren ka shkruar se i shprehë ngushllime familjarëve të të vdekurve, ndërsa të plagusurve u dëshiron shërim të shpejtë./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post