Kuvendi i Republiksë së Kosovës ka zhvillur një senacë me kohëzagjatje tejet të shkurtër, kjo pasi që kryetari i GP të PDK-së, Abelard Tahiri doli dhe e hoqi nga vendi mikrofonin në foltoren e Kuvendit teksa deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu po e merrte fjalën, transmeton Kosova POST.
Dëshmitar i kësaj ‘mizanskene’ të PDK-së ishte edhe Shefi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili përcolli me sy çdo lëvizje të deputetëve opozitarë afër tij, ndërsa herë pas here diskutonte diçka me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.
Deputetët e PDK-së dhe ata të AAK-së u mblodhën para foltores dhe po e pamundësojnë mbajtjen e seancës në shenjë proteste që Qeveria nuk po e përfill kërkesën e tyre për përfshirjen e veteranëve të UÇK-së në projektligjin për përcaktimin e pagës minimale.