Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Abelard Tahiri i PDK-së nuk e vlerëson qëndrimin e sotshëm të Albin Kurtit, e sulmon ashpër dhe e krahason me qëndrimet e Serbisë!

November 15, 2020
5
SHARES
751
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Abelard Tahiri

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri ka reaguar pas fjalimit të sotëm të ish-kryeministrit Albin Kurti, rreth ngritjes së aktakuzave nga Specialja për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e quajtur “dëlldisje me qëllim që të kamuflojë dërdëllitjet e kamotshme”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka thënë se Kurti as sot nuk e fshehu logjikën e ngjashme me atë që e tha për më shumë se një dekadë.

“Dërdëllisja e sotshme si qëllim për të kamufluar dërdëllitjet e kamotshme, është tregues i gjykimit të mbrapshtë që ka Albin Kurti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave drejtuese të saj. Mbi të gjitha, në këtë liturgji fundjave, Albin Kurti i dha vulë të plotë koordinimit si me pahir me logjikën që ndjek Serbia, se Gjykata Speciale është produkt i gabimeve tona politike.”, ka shkruar ai tutje.

Postimi i plotë:

Dy javë pas ngritjes së aktakuzave ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më në fund, Albin Kurti gjeti kurajo për të folur rreth këtij zhvillimi. Por përkundër kësaj, as sot, nuk e fshehu dot logjikën e ngjashme me atë çfarë ka thënë tashme për më shumë se një dekadë.

Për shtatë vite, ai ka folur në Kuvend dëngllat e njëjta me ato që sot i mvishen drejtuesve të UÇK-së në aktakuzë. Atë çfarë e ka përkufizuar Prokuroria në Hagë si Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, Albin Kurti e ka pasur gjuhë të përditshme ndaj figurave kryesore të luftës sonë për liri, kurdo që ka pasë një mikrofon para vetës.

Dërdëllisja e sotshme si qëllim për të kamufluar dërdëllitjet e kamotshme, është tregues i gjykimit të mbrapshtë që ka Albin Kurti ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe figurave drejtuese të saj. Mbi të gjitha, në këtë liturgji fundjave, Albin Kurti i dha vulë të plotë koordinimit si me pahir me logjikën që ndjek Serbia, se Gjykata Speciale është produkt i gabimeve tona politike.

Tashmë kur edhe zyrtarisht, protagonistët e angazhuar që në fillim rreth gjykatës, po flasin hapur atë që e dimë të gjithë, se ngjizja, mbështetja dhe pistat e akuzave për të cilat është ngritur kjo gjykatë e ka adresën në Rusi, Kurti ua atribuon këtë fakt pikërisht ish drejtuesve të UÇK-së. Por për Albinin si një dezertor që ka abstenuar nga historia, këto gjëra janë asgjë më shumë se oportunizëm për t’u hedhur në histori, aty ku nuk ishte hedhur me kohë.

Ashtu siç e tha në fillim, se kjo ishte një konferencë e radhës, e jo një konferencë e domosdoshme si përgjigje ndaj zhvillimeve, edhe kësaj radhe, ai dëshmoi se është po i njëjti Albin që ka problem esencial me atë që ka prodhuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe liria jonë politike pas luftës./

ShareTweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Albin Kurti po e tërbon Vuçiqin, opozitën dhe Edi Ramën!

July 1, 2022

Çavusoglu pas takimit me Kryeministrin Kurti: Turqia nuk do lejojë që Ballkani të kthehet në vitet e ’90-ta!

June 19, 2022

Kush janë 13 personat që do t’i arrestojë së shpejti Gjykata Speciale!

May 4, 2022

Mustafë Bajrami me një apel Kryeministrit Kurti: Mos lejoni shkeljen mbi dinjitetin e UÇK-së, mbrone atë me të gjitha mjetet e mundshme!

May 4, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.