Analisti politik që dikur ishte edhe këshilltar i ish-kryeministrit Isa Mustafa, Faton Abdullahu, ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi, i cili ka thënë se VV ka përgjigje për dialogun me serbët, m’sa për mbrojtjen e pinguinëve të Antarktikut. Ideja e VV’së për dialog ‘nga poshtë lartë’ me serbët e Kosovës tingëllon bukur, por se a ka harruar VV’ja se kush janë serbët e Kosovës dhe nën ndikimin e kujt janë 100 për qind
Abdullahu ka folur rreth dialogut Kosovë- Serbi, ku ka komentuar deklaratat dhe insistimin e vazhdueshëm të liderit të VV’së Albin Kurti se dialogu me serbët duhet të nis nga ‘poshtë lartë’, por për këtë Ambdullahu ka dhënë një përgjigje, duke thënë së kjo qasje e Kurtit është mendësi populiste majtiste pa kurrfarë liberalizmi demokratik në te, dhe së VV ka përgjigje m’sa për mbrojtjen e pinguinëve të Antarktikut.
” Për dialogun me serbet e Kosovës VV ka përgjigje m’sa për mbrojtjen e pinguinëve të Antarktikut. A mos po harron VV se kush janë serbët e Kosovës dhe nën ndikimin e kujt janë 100 % ? Në të vërtetë nuk po harron aspak, e di mirë, por dëshiron që këtë tua shes shqiptarëve të Kosovës si diçka parimore dhe e drejtë. Nuk e ka hallin hiç te serbët e Kosovës. Kjo është edhe një qasje e mendësisë populiste majtiste pa kurrfarë liberalizmi demokratik në te. Në anën tjetër për këtë projekt te ri VV nuk ka punuar kurrë më parë.” ka shkruar Abdullahu në facebook.
Ai gjithashtu ka thënë se kjo qasje e VV’së rreth dialogut është e përkohshme, e dizajnuar ‘ad hock’, e destinuar që të dështojë, sepse VV po harron që duhet ti t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve ku Lista Serbe është e para. Anashkalimin e kësaj fitore e ndalon Kushtetuta.
“Kurse kjo qasje e VV për dialog me serbët është risi por e dizajnuar ‘ad hock’. Për rrjedhoje e destinuar për të dështuar. Krejt në këtë qasje VV harron se duhet t’i pranoj rezultatet e zgjedhjeve ku Lista Serbe është e para. Anashkalimin e kësaj fitore e ndalon Kushtetuta. Për këtë VV ka përgjigje m’sa për mbrojtjen e pinguinëve të Antarktikut”, ka shkruar me tej Abdullahu.
Ndërsa për LDK’në, Ambdullahi ka thënë se ata mendojnë se çdo përgjigje për këtë temë e gjejnë në Kushtetutën e Kosovës, gjë që nuk është qëndron, duke heshtur rreth qëndrimeve të VV’së, thua ata nuk do të jenë në bashkëqeverisje.
“LDK në anën tjetër, së pari për këtë qasje të VV nuk flet hiç, thua se nuk do të jetë bashkë qeverisëse me te. E së dyti mendon se për çdo problem të kësaj natyre me komunitetin serb e gjen përgjigjen të gatshme në Kushtetutën e Kosovës gjë që nuk qëndron. Sigurisht se kjo qasje e LDK-s, ku gjithashtu shquhet prirja për të pritur që tjetri të gaboj i konvenon asaj”.
Discussion about this post