Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në takimin që ka mbajtur sot, ka vendosur që të filloj përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme partiake, në të gjitha nivelet e organizimit të saj.
Kryesia e AAK-së ka formuar grupin punues për plotësimin e Platformës programore të partisë dhe grupin punues për ndryshimet e Statutit të AAK-së, të cilat do të përfshijnë: mënyrën e zgjedhjes së organeve drejtuese të partisë në sistemin një delegat – një vote.
“Në strukturat e partisë nuk do të ketë pozita ex-officio as për kandidatë as për poste. Të gjithë personat që udhëheqin pozita në AAK do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor nga baza”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.
Në mbledhjen e ardhshme Këshilli Drejtues i AAK-së do të vendosë datën e mbajtjes së Kuvendit të punës i cili do të aprovoj plotësimin e Platformës programore dhe ndryshimit të Statutit të AAK-së, si bazë legale për mbajtjen e zgjedhjeve në parti./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post