‘Termet, babi çohu, termet’, kjo ishte britma e femijeve te mi ne oren 03:54 te dates 26 Nentor. Ishte i forte, i frikshem, i paprovuar me pare, prandaj nuk pata kohe te beja asgje tjeter perveç se te qetesoja femijet nderkohe qe lekundjet vazhdonin.
Shkruan: Julian Deda
30 sekonda lekundje ne kat te peste dukeshin si 30 dite vuajtje. Nuk po mbaronte, nuk po ndalte. E vetmja gje, tek e cila kemi besim eshte toka, ne i besojme asaj gjithe qenien tone, prandaj mbeshtetemi tek ajo, leshohemi tek ajo. Toka u drodh, u lekund dhe bashke me te edhe besimi yne tek ajo. Ketu fillon paniku, tmerri dhe padija per nje situate te tille.
Toka na ‘tradhetoi’, nuk na mbajti ne mirebesim, ajo na goditi. Toka i goditi shqiptaret. Toka goditi atdheun.
Shqiperia eshte vend i vuajtur, jemi goditur, jemi rrahur me vaj e me uthull, jemi lekundur, jemi pushtuar dhe varferuar, jemi fyer dhe tallur, kemi hequr keq si popull, edhe termetin kishim mangut. Çfare tragjedie…!
Bilanc tragjik, bilanc lufte, njerez te pafajshem rane viktima te ‘tradhetise’ se tokes. Me vjen keq, ah sa keq me vjen, qe nuk mund ta ndaloj. E kujt nuk i vjen keq? Te gjithe ndjehemi njesoj, çdo shqiptar vuan dhe eshte pjese e kesaj ngjarje.
Ashtu eshte, shqiptaret vertete i ndau politika, apo kufijte por i bashkoi tragjedia, u bene bashke nga halli. Sot jemi te gjithe ketu, ne Shqiperi, dikush fizikisht, dikush me shpirt e me zemer, dikush me kontribute, pak rendesi ka se si, por shqiponjat jane sot ne vendin e tyre, te gjithe bashke perballe ‘tradhetise’ se tokes.
O Zot, ver dore mbi kete vend, mos na sprovo me, se nuk mbajme shume. Jemi lodhur, jemi derrmuar dhe çdo lekundje, e cfare do lloji, na e bllokon frymemarrje. O Zot, te lutem shikoje Shqiperine, eshte vend i bukur, Ti vete e ke bekuar si te tille, me njerez te varfer por qe bejne shume per njeri – tjetrin, shikoje dhe mos ja hiq syte per nje kohe te gjate.
Bashkeatdhetar fshijini lotet, shqiponjave nuk u ‘lejohet’ te qajne, ato kane vetem nje detyre ne kete jete, te hapin krahet, te mbajne koken lart dhe krenare te ngrihen perseri majave. Eshte ne ADN-ne tone te mos dorezohemi. Te gjithe bashke do ja dalim. Ju du fort…!
Discussion about this post