Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

A po sinjalizon koronavirusi fundin e globalizimit?

March 12, 2020
20
SHARES
1.9k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Henrik Böhme

Thjesht shikoni një makinë që del nga linjat e montimit në Sindelfingen ose Wolfsburg të Gjermanisë: Qoftë një Mercedes i klasit E ose një Golf VW – “Made in Germany” nuk është më me të vërtetë e prodhuar po në këtë vend.

Shkruan: Henrik Böhme

Vetëm rreth një e katërta e të gjitha pjesëve të këmbimit vazhdojnë të jenë nga vetë prodhuesit e makinave, ndërsa pjesa tjetër sigurohet nga furnizuesit e shumtë. Pjesët e këmbimit vijnë nga të gjitha skajet e botës. Kjo është një sfidë e madhe logjistike. Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit nuk është një sipërmarrje e thjeshtë. Dhe, nëse themi, që një kontejer me pjesë këmbimi të prodhuara në Kinë nuk mbërrin në portin e Hamburgut, Sindelfingen dhe Wolfsburgu mund të ketë shumë shpejt një problem të madh.

Skenarë të tillë aktualisht janë duke u analizuar nga shumë kompani në Gjermani dhe më gjerë. Prodhuesit e automjeteve merren me këtë çështje, dhe po kështu edhe prodhuesit e makinave, bizneset e vogla dhe të mesme dhe firmat e regjistruara në DAX (Indeksi gjerman i Aksioneve në Bursë). Tema është bërë virale edhe në sistemin e kujdesit shëndetësor në Gjermani, ku virusi i ri Korona ka bërë që të ndjehen më fort edhe mungesat në furnizimet me ilaçe.

Shumë njerëz po pyesin nëse po përjetojmë ndërkohë fillimin e fundit të globalizmit. A duhet të rivlerësojmë ndarjen globale të punës? A duhet që kombet ta rikthejnë prodhimin në vend? A ka ndonjë alternativë pune për fabrikën globale të konceptuar gjatë tri dekadave të fundit?

Riatdhesimi i prodhimit

Është zhgënjimi i parë ky për të gjithë ata që besojnë, se të gjitha problemet aktuale në botë janë shkaktuar nga globalizimi: Nuk ka zgjidhje të lehtë. Sepse globalizimi ka çuar në një rritje të madhe të pasurisë dhe mirëqenies, dhe jo vetëm në kombet e industrializuara.

Disa kombe ia kanë dalë të shkëputen nga statusi si vende në zhvillim dhe duke u zhvilluar si ekonomi në ekspansion, kanë arritur të nxjerrin me miliona e miliona njerëz nga varfëria ekstreme.

Sigurisht që nuk duhet të injorohen problemet që lidhen me kushtet e punës, ose standardet sociale dhe mjedisore. Por nëse dikush në Perëndim kërkon që prodhimi të riatdhesohet, nëse kjo do të ndodhte do të humbisnin shumë vende pune diku tjetër.

Dhe ju lutem jo standarde të dyfishta! Shumë njerëz indinjohen kur Presidenti i SHBA Donald Trump flet për “America first” dhe kthimin e vendeve të punës në Amerikë. Por kur ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier ose homologu i tij francez, Bruno Le Maire, flasin për krijimin e më shumë lehtësive prodhuese në Europë dhe kthimin e kapaciteteve kryesore të prodhimit, njerëzit këtu janë shumë më pak të shqetësuar, ose aspak.

Por kjo nuk do të thotë se nuk kërkohen ndryshime. Marrim shembull industrinë farmaceutike. Nëse Gjermania, ashtu si Franca, merr rreth 80% të të gjithë përbërësve të nevojshëm aktiv për ilaçe nga jashtë (40% vetëm nga Kina), atëherë duhet ndryshuar diçk në sistem.

Por, të mos harrojmë se si u krijua kjo varërsi. Prodhimi i brendshëm u rrit shumë, por edhe kostot e tij dhe industria u vu nën presionin e jashtëzakonshëm të shpenzimeve për sigurimet shëndetësore. Megjithatë është e gabuar të besosh, se Gjermania është plotësisht në duart e lojtarëve kinezë në shumë degë të industrisë. Ekonomia gjermane si pjesë integrale dhe përfituese nga ndarja globale e punës nuk varet nga ndonjë vend i veçantë. Asnjë prej partnerëve të saj tregtar nuk përbën më shumë se 10% të importeve dhe eksporteve të përgjithshme të vendit përkatësisht, sipas Shoqatës së Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë Gjermane (DIHK).

Kthim në shekullin XIX?

Sigurisht, COVID-19 po i nxit kompanitë të rivlerësojnë hallkat e tyre të furnizimit me qëllim të zvogëlimit të mëtejshëm të varësisë nga aktorët e zgjedhur në treg. Mund të ketë gjithashtu një debat mbi atë se sa i mirë është me të vërtetë koncepti “just in time” apo nëse do të ishte më i mençur kthimi në një politikë të blerjeve në avancë.

Unë nuk jam dakord me kreun e Dhomës së Tregtisë së Bashkimit Evropian në Kinë, Jörg Wuttke, i cili beson se kanë marrë fund kohët që kompanitë të prodhojnë atje ku kjo mund të bëhet në mënyrën më efikase. Veçanërsht kjo mund të ndikonte negativisht në Gjermani si një komb i orientuar nga eksporti.

Prodhimi ekonomik i Gjermanisë ra me 5% në vitin 2009 në kulmin e krizës globale financiare. Humbja do të ishte shumë më e madhe nëse globalizimi do të sprapsej. Kthim tek prodhimi vendas? Kthim në shekullin XIX? E duam këtë vërtetë? Koniunkturë e lartë për proteksionizëm?

Kush e dëshiron vërtetë një gjë të tillë duhet të parashtrojë disa argumenta të forta, për t’u bërë të qartë njerëzve humbjet e mëdha në mirëqenie, që do të ishin të pritshme. / DW

Share11Tweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

154 raste aktive me coronavirus në Kosovë!

June 23, 2022

Përplasje e ashpër midis Arianit Sllamnikut dhe doktorit shqiptar që vepron në Suedi, shkak, vaksinimi i detyrueshëm!

January 4, 2022

Hyjnë në fuqi masat e reja antiCOVID – nga sot shfrytëzimi i transportit publik vetëm me dëshmi vaksinimi!

December 6, 2021

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.