Futbollisti nga Zhegra, Xherdan Shaqiri, është përfolur shumë kohët e fundit për një largim nga skuadra angleze, Liverpool.
Mediat e huaja kanë raportuar se Shaqiri është duke menduar largimin nga Liverpool, pas interesimit të shumë klubeve evropiane.
Ndërkaq mediat angleze, gjatë ditës së sotme kanë shkruar se Liverpool ka refuzuar të gjitha ofertat për huazim të lojtarit nga Sevilla dhe Roma.
Shaqiri sot ka deklaruar se lëndimi i tij nuk është serioz dhe pritet të rikthehet javën e ardhshme.
“Nuk është diçka serioze, e pata një problem të vogël në stërvitje. Kështu që shpresoj të kthehem më vonë këtë javë. Le ta shohim, nuk mund të them asgjë për momentin, por shpresoj të kthehem. Unë po qëndroj pozitiv dhe unë ende tentoj ta kem mundësinë që ta jap më të mirën time dhe t’i ndihmoj skuadrës”, deklaroi Shaqiri./