
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar qytetarët e Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.
Thaçi tha se Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike. Ai ende nuk e ka uruar Kurtin për fitoren e zgjedhjeve të parakohshme.
A është duke u pregatitur ndonjë skenarë për zgjedhje të reja?
“Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën. HTH”, shtoi tutje Thaçi./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post