Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

A po e shkarkon Edi Rama, Gent Cakajn?

December 27, 2019
16
SHARES
1.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Rama-Cakaj

Asgjë nuk shkon mirë mes kryeministrit dhe atij që ai vetë ka vendosur ti lërë postin e shefit të diplomacisë në detyrë.

Gent Cakaj, që nuk u dekretua kurrë në postin e ministrit të Jashtëm nga presidenti, tashmë me sa duket ka humbur edhe mbështetjen e Edi Ramës.

Burime të Lapsi.al që e konfirmojnë këtë lajm, e lidhin atë me luftën e brendshme që i bëhet Cakajt nga burokratët e vjetër të rilindjes, që vazhdojnë ta shohin kosovarin e katapultuar papritmas në politikë si një mish të huaj.

‘Ndoshta ky presion i butë, por konstant ka prekur edhe vetë Ramën’ i tha një burim nga PS, Lapsit.

Por, sipas një tjetër burimi brenda ministrisë së jashtme, pika që ka derdhur gotën duhet kërkuar në atë që ka ndodhur në fillim të dhjetorit. Pikërisht në datën 6, kur Shqipëria do të merrte edhe zyrtarisht kryesimin e OSBE-së në Bratislavë.

Për një kohë të gjatë ishte menduar se kreun e delegacionit shqiptar do ta mbante ministri në detyrë Cakaj. Kjo ide u përforcua edhe më shumë pas tërmetit të 26 nëntorit dhe faktit se Rama vendosi të jetë përditë e më shumë prezent në ekranet shqiptare duke u filmuar në zonat e katastrofës.

Këtu burimet e Lapsi.al ndahen. Disa thonë se ishte vetë Rama i cili nuk mund ta humbte një okazion të tillë vizibiliteti ndërkombëtar dhe vendosi të udhëtojë personalisht drejt kryeqytetit Sllovak, ashtu sikurse e njoftoi personalisht në mbledhjen e qeverisë së mëngjesit të 6 dhjetorit.

Ndërsa të tjerë pretendojnë se ka qenë ministri i Jashtëm sllovak, Lajçak, që kryesonte deri në ato momente OSBE, i cili ka vënë veton duke pretenduar se nuk mund t’ia dorëzonte stafetën një homologu të pa dekretuar, pra praktikisht një zv/ministri, si Cakaj.

Sipas këtyre burimeve ka qenë ai që ka këmbëngulur për prezencën e domosdoshme të Ramës.

Por, cili do nga këto versione të qëndrojë, një gjë është e qartë, qoftë shmangja nga shefi i tij për të mos i bërë hije, qoftë devalorizimi nga ndërkombëtarët, nuk i ka pëlqyer Gent Cakajt.

Ai vetë ishte prezent që në datën 5 dhjetor në Bratislavë për tu bërë gati për ceremoninë e kalimit të stafetës nga Sllovakia tek Shqipëria. Madje mëngjesin e kësaj date kishte publikuar një status plot emfazë:

‘Sot në Ministerialin e OSBE-së në Bratislavë Shqipëria zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së. Pas një lobimi të fuqishëm dhe pas një pune kapitale përgatitore nga diplomacia shqiptare, një punë e përkrahur edhe nga aktorë të rëndësishëm evropianë, si në rrafshin politik e programatik ashtu dhe në rrafshin organizativ e logjistik, Shqipëria sot është krejtësisht e gatshme për të udhëhequr një Kryesi të besueshme, bashkëpunuese dhe efektive’.

Share11Tweet

Related Posts

Edhe zyrtarisht Rama u dërgon letër shteteve të KiE, kërkesa e tij po bënë bujë në Evropë!

October 18, 2022

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Rama ia ka lakmi Albin Kurtit: Është njeri shumë interesant!

April 7, 2022

Kur shoqëria e humb rrugën në oborr: Veshja e Arbana Osmanit mbrëmë kushton gati sa tri shtëpi skamnorësh apo sa një shkollë!

February 19, 2022

Erdogan kështu e shpreh admirimin e tij për popullin shqiptar: Gëzimi i Shqipërisë është gëzimi ynë, hidhërimi i Shqipërisë është hidhërimi ynë!

January 17, 2022

Erdogan në Tiranë nën masa të rrepta sigurie! Mbrohet nga Garda, RENEA dhe një mijë efektivë specialë nga Turqia!

January 17, 2022

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.