Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

A mund t’ia dalë Evropa pa Amerikën?

June 21, 2020
6
SHARES
812
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Evropa-Amerika

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania (flitet për rreth 9.500 GI-s), kjo temë ka përfshirë të gjitha nivelet e politikës në Gjermani.

Shkruan: Andreas Noll

Kryetarë bashkish nëpër rajone, janë të shqetësuar për dobësimin strukturor të rajoneve të tyre. Ministri i Jashtëm gjerman i trembet dobësimit të mëtejshëm të marrëdhënies gjermano-amerikane dhe strategët ushtarakë pyesin veten se çfarë do të thotë ky vendim për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Në fund të fundit, Gjermania është vendi kryesor i strategjisë së mbrojtjes te ShBA-së në Evropë dhe vend ku janë stacionuar armë atomike amerikane, që në rast nevoje transportohen nga avionë gjermanë në destinacion.

“Se ku do të shkojë ky udhëtim dhe çfarë boshllëqesh sigurie krijohen është tërësisht e paqartë”, thotë zëvendëspresidenti i fondacionit German Marshall Fund në Berlin, Thomas Kleine-Brockhoff. Ai thotë, se nuk dallon në moment fitues nga ky vendim. “Madje as fqinja e Gjermanisë, Polonia, që shpreson për shtim të kontingjentit amerikan në vend. Dobësimi i marrëdhënieve ShBA-Gjermani dëmton të gjithë Evropën”, thotë Kleine-Brockhoff, gjë që e kanë regjistruar edhe vendet qendrore dhe ato lindore në Evropë. E megjithatë Evropa duhet të gjejë përgjigje për tërheqjen e amerikanëve.

“Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi”, thotë politikani i CDU-së, Roderich Kiesewetter, deputet në Bundestag. Ai përsërit me këtë një kërkesë të njohur, por se ç’pamje do të ketë kjo përgjegjësi, politika gjermane e lë të hapur. Do të ketë më shumë angazhim në një vatër krize për të lehtësuar ShBA-në që duket se në të ardhmen do të fokusohet tek rivalja aziatike, Kina? Apo presioni nga ShBA-ja do të bëjë që Gjermania më në fund t’i përgjigjet kërkesave dhe do rrisë në mënyrë masive shpenzimet për mbrojtjen?

Eksperti i politikës së jashtme, Kleine-Brockhoff, rekomandon pikërisht këtë. “Republika Federale ka treguar në krizën e refugjatëve e në krizën e Coronës tani, se ajo mund ta mbushë dorën me shuma të mëdha”, thotë ai.

A do të ishte e mundur për Gjermaninë edhe një ndryshim paradigme? Orientimi tek një Evropë që mund të garantojë sigurinë e saj pa Amerikën, si konsekuenca e fundit. Nëse kjo e fundit do të ndodhej në listën e fshehtë të dëshirave të politikanëve gjermane, atëherë pasoja do të ishte rritja e peshave ushtarake në BE, Paris, Berlin. E, do të vendoste në qendër sërish një pyetje të pakëndshme për Gjermaninë: qëndrimin ndaj armëve atomike. Kërcënimi atomik konsiderohet si siguracioni i fundit për pavarësinë shtetërore.

Republika Federale qëndron prej dekadash në mburojën mbrojtëse atomare të NATO-s e me këtë edhe të ShBA-së. Nëse Evropa duhet të tregojë vetë kujdes për mbrojtjen e saj, duhet që të ketë një zëvendësues evropian për këtë. Për shembull, Franca. Francezëve u kushton shumë të qenit fuqi atomike, “Force de Frappe”. Në këtë drejtim, ata prej kohësh kanë ruajtur gjithmonë distancë me ShBA-në dhe NATO-n. Deri sot, armët atomike franceze nuk janë të integruara në planet e aleancës së mbrojtjes.

Nga ana tjetër ka pasur në të shkuarën gjithmonë përpjekje për ta afruar Gjermaninë me arsenalin atomik francez. Nën presidentin francez, Jacques Chirac, madje në vitet 1990 u fol për një ndarje të përgjegjësisë. Nicolas Sarkozy i ka ofruar Angela Merkelit edhe një pjesëmarrje financiare. Por Berlini ka thënë faleminderit duke iu referuar mburojës së ShBA-së.

Në fillim të vitit ishte presidenti francez, Emmanuel Macron, që ndërmori një përpjekje të re. Presidenti i ftoi partnerët evropianë për një “dialog strategjik” për arsenalin atomik francez. Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Kramp-Karrenbauer, e pranoi ftesën, por pa harruar të theksojë rëndësinë e mburojës atomike amerikane për Gjermaninë. Katër muaj më pas nga dialogu strategjik, nuk ka dalë ndonjë gjë e madhe. Që për opinionin ka pak informata, kjo lidhet edhe me sensibilitetin e kërcënimit atomik.

“Nëse vihet në pikëpyetje mburoja atomike amerikane dhe pjesëmarrja nukleare amerikane në Evropë e diku tjetër, atëherë do të ekzistojë nevoja e shumë fuqive të vogla e të mesme për të qenë vetë fuqi nukleare”, thotë Thomas Kleine-Brockhoff. Thjesht dyshimi mund të shkaktojë një zinxhir reagimesh që dhe të bëjë të pasigurtë partnerë dhe rivalë.

Christian Molling, nga Shoqata Gjermane për Politikën e Jashtme në Berlin, thotë se “do t’i rekomandoja qeverisë të ecë në dy shina. Pra të mbahet hapur mundësia e kalimit tek potenciali francez”. Një ndërrim i tillë i korsisë së mbrojtjes kërkon një përgatitje disa vjeçare.

Një mundësi për të iniciuar një zhvillim të tillë mund të jetë avioni luftarak gjermano-francez, FCAS, që duhet të zhvillohet deri në vitin 2024. “20 vite për të ndërtuar besimin e një perspektivë të përbashkët nuk janë shumë kohë. Por për një ndërrim drejtimi politiko-shtetëror”, analizon Molling.

Nuk ka përgjigje të thjeshtë për çështjen nukleare, por me gjasë në vitet e ardhshëm, duhet që gjermanët të mësojnë më shumë për mendësinë franceze nukleare. Siguria në Evropë pa Amerikën – nëse kjo do të ishte ndonjëherë e mundur – është një çështje dekadash. Por vramendja për këtë, mund të fillojë më herët. /DW/

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Hulumtimi/Suedi: Nëna nga Maqedonia, rrëfim për fëmijën ‘e rrëmbyer’ nga shteti!

March 14, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ky shtet evropian po aneksohet nga Rusia!

October 20, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.