Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

A mund të lirohen me kusht të akuzuarit e Gjykatës Speciale?

November 20, 2020
5
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Liderët kosovarë

Ish-pjesëtarët të UÇK-së, ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të PDK-së, Kadri Veseli, deputetit dhe ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit kanë pasur edhe paraqitjen e dytë para gjyqësisë në Hagë.

Në atë seancë u diskutuan çështjet procedurale, si ajo e paraburgimit dhe masat e tjera të sigurisë.

Pala mbrojtëse në disa raste paraqiti mos-pajtimet që kanë të bëjnë me materialet e prokurorisë si dhe kërkuan lirimin me kusht e klientëve të tyre.

Mirëpo nga Prokuroria kanë kërkuar që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë në qershor 2021, dhe këtë mbrojtja e ka quajtur absurde.

Edhe njohësit e çështjeve juridike dhe drejtësisë këtë kërkesë e kanë quajtur të pakuptimtë.

Krasniqi: Kërkesa e Prokurorisë, e pakuptimtë, absurde dhe e pa logjikshme

Jusristi Islam Krasniqi për “Bota sot” ka thënë se kjo kërkesë është e pakuptimtë dhe dëshmon se kjo aktakuzë është ndërtuar në Beograd pa prova.

“Kërkesa e prokurorisë speciale është absurde dhe e pa logjikshme, pasi që kjo Prokurori ka pasur mjaft kohë për hetime dhe ndërtim të aktakuzës mbi pesë vite dhe të kërkoj kohë shtesë për hetime është e pa kuptimtë. Kjo dëshmon se kjo aktakuzë është ndërtuar në Beograd pa prova, pa dëshmitar apo me dëshmitar të rremë, të cilat nuk përkojnë me të vërtetën dhe mundohet të blej kohë e cila shkon në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore apo edhe konventa ndërkombëtare”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, kërkesa e prokurorisë speciale nuk është e drejtë dhe ka qëllimi vetëm t’i largoj nga skena politike.

“Aktakuza nuk ngritët pa pas prova se këtu nuk ka të bëjë me lojë fëmijësh dhe konferenca e përbashkët gjyqësore ndaj themeluesve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, tregoj se kjo është një lojë nga ana e prokurorisë po ashtu për të mos e lerë me kaq në fund Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nisë në qershor 2021, e që kjo kërkesë tregon fytyrën e vërtetë të kësaj Gjykate të cilën vetë e themeluan (votuan në kuvendin e republikës së Kosovës) me trysni duke prekur Kushtetutën pa e ditur së çka po votojnë. Kërkesa e prokurorisë speciale nuk është e drejtë dhe ka qëllimi vetëm t’i largoj nga skena politike sepse të shtyhet një vit është absurde pasi që duhet të respektohen afatet ligjore”, përfundon Krasniqi.

Miftaraj: Mund të shtyhet afati kohor

Kurse Ehat Miftaraj, Drejtor të Institutin e Kosovës për Drejtësi për “Bota sot” ka sqaruar këtë proces duke thënë se, prokurorët dhe avokatët janë palë në procedurë në rastin në gjykatën speciale, gjykatësi i procedurës paraprake administron drejtësinë në këtë rast dhe është i njëjti që do të vendos lidhur me datën kur do të filloj shqyrtimi gjyqësor.

“Përderisa prokurorët dhe avokatët janë palë në procedurë në rastin në gjykatën speciale, gjykatësi i procedurës paraprake administron drejtësinë në këtë rast dhe është i njëjti që do të vendos lidhur me datën kur do të filloj shqyrtimi gjyqësor. Sikurse, gjykatësi i procedurës gjatë marrjes së vendimit duhet të marr për bazë parimet bazë të drejtësisë si siguria juridike dhe barazia e armëve në procedurë gjyqësore. Në këtë drejtim nëse gjykatësi e vlerëson se mbrojtja ka nevojë për më shumë kohë për të përgatitur mbrojtje adekuate dhe efektive edhe afati i propozuar nga prokuroria mund të shtyhet për një afat tjetër kohor”, ka sqaruar Miftaraj.

Burjani: Pse të akuzuarit të mbesin peng, shqyrtimi i lirimit me kusht duhet me ndodhë

Njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani ka thënë se, është për t’u habitur një deklaratë e tillë dhe pse të akuzuarit të mbesin peng i provave dhe dëshmive të pambledhura nga ky organ.

“Sipas dinamikës së përcaktuar nga prokuroria pak lënë për të besuar se ajo është e gatshme të fillojë procesin ashtu si është deklaruar, prokuroria po shihet se ka shpejtuar shumë që të ngre aktakuzë të themi të plotfuqishme në rrethana shumë të sqaruara në kontekstin e provave të mbledhura, dhe dëshmive. Prokuroria nuk është e gatshme madje këtë proces të fillojë deri në janar të vitit 2022, bazuar në deklarimet e saj, është për t’u habitur një deklaratë e tillë, tash pse të akuzuarit të mbesin peng i provave dhe dëshmive të pambledhura nga ky organ, pra shqyrtimi i lirimit me kusht duhet me ndodhë medoemos për shkak të vonesave dhe nuk i dihet as fatit të punës së prokurorisë. Prokuroria ende ka punë për të bërë që nuk i ka përfunduar që janë detyra të saj dhe obligime e lëre më të fillojë me seanca”, shprehet Burjani.

Ai shton se, të akuzuarit duhet të lirohen me kusht, deri në përgatitje të prokurorisë.

“Pra, lirimi me kusht do të ishte pozitive për të akuzuarit deri në përgatitje të prokurorisë nëse veç ka argumente të fuqishme nëse jo atëherë do të ishte degradim i prokurorisë dhe nuk do t’i kontribuonte një organi të tillë sidoqoftë gjykata e sidomos prokuroria duhet të pajtohet me lirimin me kusht ndaj disave ka pas vërejtje edhe kjo dihet”, përfundon Burjani. 

ShareTweet

Related Posts

Rama publikon pamje gjatë vizitës në familjen e Hashim Thaçit, iu rrëfen për bisedat në Hagë me ish-presidentin!

June 20, 2022

Arrestohet ortaku i vëllait të ish-presidentit Hashim Thaçi, kryente kriminalitet ryshfeti!

May 27, 2022

Skandal pas skandali, Çeku: Thaçi ka tentuar të ndërtojë pallat presidencial në qendër të Prishtinës, Kosova rrezikohet nga arbitrazhi!

December 31, 2021

Specialja kundërshton lirimin edhe të Veselit, Selimit dhe Krasniqit, kjo është arsyeja!

December 1, 2021

Dusan Janjiq: Ja emrat e politikanëve serbë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë që fshihen pas idesë për shkëmbim territoresh!

November 26, 2021

Thaçi mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon kërkesën!

October 27, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.