Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

A mund ta emancipojë Kosova politikisht Shqipërinë?

October 15, 2019
30
SHARES
2.7k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me zgjedhjet e fundit në Kosovë dhe mënyrën sesi janë zhvilluar ato, paçka se periudha e ankesave po zgjat dhe nuk mbaron shpejt, Shqipëria ka marrë një mësim. Është më mirë të thuhet leksion procesi zgjedhor. Përveç kryeministrit të vendit, Edi Rama, i cili është mjaftuar me urimin e kortezisë, piramida e shtetit shqiptar dhe partitë shqiptare janë treguar të ngazëllyera, njësoj sikur standardet zgjedhore të ishin plotësuar në Shqipëri. Në fakt, Kosova nuk ka bërë ndonjë gjë më të madhe: edhe atje fotografohet vota, ka pasur kundravajtje jo të pakta, kanosje, kurse LDK ende po pret dhe numërimin e votës së fundit, por gjithsesi Kosova ka pranuar trendin. Qoftë edhe një akt i tillë është i pamundur në Shqipëri, ku të gjithë shpallin fitoren dhe e nëpërkëmbin kundërshtarin.

Shkruan: Ben Andoni

Por, sot, dy partitë fituese kosovare, Vetëvendosja dhe LDK-ja kanë përballë një nga vështirësitë që pak nga partitë shqiptare e kanë kaluar. Ajo lidhet me zbatimin e programeve respektive në aleanca, që do të thotë se një lëvizje politike e qendrës së majtë duhet të shkojë dhe të pajtohet me një Parti të qendrës së djathtë. Historia politike evropiane të ofron eksperimente nga më të shumëllojtat programore, por në rastin tonë kemi një sfidë që duket tërësisht institucionale. Që do të thotë se formacioni që do të marrë portofolin ekonomik në Kosovë duhet t’i përgjigjet programit të partisë së vet, por dhe aliazhit me partinë e kundërt. Logjikisht është e pamundur. Këtu e përjashtojmë rastin shqiptar, ku PD-ja e djathtë shkoi me LSI-në, pasi aliazhi i tyre u prish nga interesat meskine të së majtës që pretendon ky formacion. Më pas, bashkimi me PS-në ishte normaliteti më i madh i saj, por që u nda nga interesat shumë të vogla katër vjet më vonë.

Në rastin kosovar, VV është një parti që artikulon qartë të majtën me anë të ndihmës dhe forcimit të skemave sociale dhe luftimin e varfërisë nëpërmes ndarjes së barabartë të ardhurave kombëtare dhe tatimit më të madh të të pasurve, kurse LDK kërkon që sektori privat të marri fuqi dhe të hapë vende pune, por të pasurit të mos tatohen shumë! Diferenca bajagi të mëdha. Fati i dy partive është se në grupet kryesore që drejtojnë kanë njerëz me vizione, që veçmas po u japin ngjyresën e duhur formacioneve të tyre politike. LDK-ja me Abdixhikun dhe Hotin që lidhen me ekonominë, por edhe Vjosa Osmanin që është tani lokomotiva e kësaj partie, janë të qartë në politikat e tyre ekonomike por edhe në problemet ideologjike që i lidh shumë me partitë simotra të qendrës së djathtë.

Vetëvendosja ka elektoratin e majtë me vete, atë që është pa asnjë shpresë mbi kurrizin e vet, por edhe që beson realisht pas tranzicionit së “të fortëve” të UÇK-së se dora e shtetit duhet të jetë kudo. Kjo lëvizje është në pozicionin e vet më të mirë si parti socialdemokrate dhe Kurti ka ditur që vizionin e tij ta shpalosë dhe tek simotrat e veta të majta, duke treguar njëjtësimin ideologjik të tij. Albin Kurti artikulon, flet dhe logjikon si i majtë.

Shqipëria nuk e ka kurrsesi këtë model. Po të shikosh planet e qeverisë Rama me PPP-të, ajo mund t’i shkonte shumë më tepër një partie të qendrës së djathtë, por kurrsesi një partie të majtë. Madje, shumë më tepër sesa PD-ja, kundërshtarja e saj, që është anëtare fuqiplotë në grupin e partive të kësaj familje. Në ligjërimin politik të Lulzim Bashës ke vazhdimisht shprehje sesi do t’u merren të ashtuquajturve oligarkë, pasuritë dhe përfitimet për t’i ndarë me popullin, por edhe ndihmat më të mëdha sociale. Nëse dy partitë tona tradicionale të demokracisë do të ndryshonin ngjyrat me njëra-tjetrën do të ishin më të qartë. Ndaj, këto dy parti kanë një përfaqësim jo të besueshëm në organizatat politike evropiane, pasi janë të pabesueshme për programet e tyre.

Kosova po na jep leksion me dy partitë që kanë fituar zgjedhjet. Por, nëse këto dy parti do të funksionojnë brenda programeve të tyre për të hartuar një program të përbashkët atëherë, leksioni quhet emancipim nga vëllai i vogël. Mbase nuk mund të na pëlqejë, por është vërtetë kështu.

Share9Tweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025

Discussion about this post

No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.