Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

A ka jetë pa Facebook?

October 12, 2021
6
SHARES
1.2k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Blerim Shala

A mund të jetohet pa Facebook?

Kjo pyetje që rëndom bëhet për ta matur disi, nëse diçka e tillë është e mundur, në teori, varëshmërinë tonë nga Rrjetet Shoqërore në përgjithësi dhe Facebook-u në veçanti, të hënën e shkuar, me 4 tetor, mori një dimension fare praktik kur ndodhi  (ajo që ka qenë e paimagjinueshme), rënia e Facebook-ut, Instagram-it dhe WhatsApp-it.

Njerëzimi i Facebook-ut, i krijuar prej tij dhe i lidhur me te, u trondit, ishte tej mase i shqetësuar, realisht, ishte në panik.

Lajmet se çfarë është duke ndodhur në të vërtetë, ishin të pakta, të paqarta, të mjegulluara, të vonuara gjithsesi.

Megjithatë, kah mesnata me kohë evropiane, u ri-shfaq Facebook-u. Për të mos thënë madje që u ri-lind, pas vdekjes së tij të papritur.

Vazhdoi pastaj, ai komukimi i të gjithëve me të gjithë, për të gjitha gjërat e mundshme në këtë Botë.

Nuk vonoi dhe ditën e nesërme, të martën, me 5 tetor, u konstatua që Mark Zuckerberg, themeluesi i Facebook-ut, që ka vetëm 37 vjet moshë dhe 121.6 miliardë dollarë pasuri, humbi për shtatë orë të këtij kolapsi të Facebook-ut, shtatë miliardë dollarë. Apo, çdo sekond i këtij dështimi në funksionimin e Facebook-ut, Instagram-it dhe WhatsApp-it, i kushtoi Zuckerbergut 2777 dollarë.

Sidoqoftë, ajo ofshama e brengës së madhe të miliarda përdoruesve të Facebook-ut, në ato orët e gjata të mungesës së tij, u zëvëndësua me një frymëmarrje lehtësimi, kur gjithçka iu kthye normalitetit.

Pra, gjithçka është në rregull. Toka sillet rreth vetes dhe Diellit. Hëna sillet rreth Tokës. Ne sillemi rreh Facebook-ut.

Jemi Facebook-centrik.

Dihet që nuk paramendohet dot jeta pa Facebook. As shoqëria. As politika. As ekonomia. As businessi. As kultura. Asgjë në fakt.

Mbi të gjitha, historia e re është e pandashme prej Facebook-ut dhe Rrjeteve Shoqërore.

Kushdo që sadopak i ka përcjellur zhvillimet e dhjetë-pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit në Botë, e di që shumë ngjarje politike dhe historike të mëdha, nuk do të shënoheshin fare, po të mos kishte Rrjete Shoqërore dhe mbi të gjitha, po mos të ishte Facebook-u.

Ta zëmë, pa Facebook dhe pa (keq) përdorimin e tij në shkallë marramendëse nga Cambridge Analytica  (por edhe të Rusisë së Vladimir Putinit), nuk do të kishte kthesë dramatike në Britaninë e Madhe dhe në SHBA, në vitin 2016.

Brexit-i kurrë nuk do të kishte sukses në Britaninë e Madhe, në qershorin e vitit 2016, dhe ky shtet, tutje do të ishte anëtar i Bashkimit Evropian.

Donald Trump, vetëm pak muaj më vonë, në nëntorin e atij viti (2016), kurrë nuk do të mund të ngadhnjente në garën për President të Amerikës, në një rivalitet të madh me Hillary Clinton, favoriten e padiskutueshme të këtyre zgjedhjeve.

Facebook-u e dha atë ‘votën’ vendimtare për daljen e Britanisë së Madhe prej Bashkimit Evropian dhe për hyrjen e Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë.

Natyrisht, pa Rrjetet Shoqërore dhe pa Facebook-un, nuk mund dot të analizohen dhe vlerësohen si duhet asnjëri prej zhvillimeve politike dhe historike në Botë. Qofshin ato për të mirë, apo edhe për të keq.

Sidoqoftë, këto procese, si të tilla, të ndryshimeve dhe avansimeve teknologjike të të gjitha llojeve, nuk mund të ndalen dot. Kështu ka qenë gjithmonë. Kështu do të jetë edhe tash e tutje.

Nuk mund dot përparimi teknologjik, të vlerësohet me kritere morale, besa, as politike.

Facebook-u, mund të na thonë ata që janë në krye të tij, është moralisht dhe politikisht neutral, teksa ai gjithsesi i duhet njerëzve, dhe është i dobishëm për shumëkend.

Nëse kthehemi pak në histori dhe bëjmë krahasime të ngjashme të ndikimit të një zbulimi të madh teknologjik (çfarë është para se të gjithash Interneti), në rrjedhat politike dhe historike, saora na del përpara radioja, dhe mënyra se si ai është përdorur  (si ‘aplikacion i kohës’), ai prej Mussolinit dhe Hitlerit për ta marrë pushtetin në Itali dhe në Gjermani, dhe për ta bërë atë tmerrin e Luftës së Dytë Botërore. Natyrisht, as rezistenca ndaj tyre nuk mund dot të kuptohet dhe të shpjegohet pa ato fjalimet antologjike në radio të Winston Churchillit, Kryeministrit të Britanisë së Madhe, të cilat mobilizuan një popull të tërë për të luftuar për ruajtjen e lirisë.

Më pas, vjen Televizioni, rrezja e ndikimit e të cilit dhjetëfishohet në krahasim me Radion.

Pos tjerash, John F. Kennedy kurrë nuk do të bëhej President i Amerikës, në vitin 1960, po mos të dilte fitimtar në debatet televizive ndaj Richard Nixon-it.

Edhe Lufta në Vietnam e Amerikës, është ndalur në masë të madhe falë ndikimit të pamjeve televizive filmike.

Dhe kështu me radhë.

Bota është bërë moti një ‘Fshat global’, siç pati thënë Marshall McLuhan.

Facebook-u nuk është kurfarë risie në këtë aspekt.

ShareTweet

Related Posts

Pse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?

August 16, 2022

Idiotët dhe shtypi i përgjegjshëm!

December 5, 2021
Lajmi i fundit: Facebook ndryshon emrin dhe bënë një revolucion të madh!

Lajmi i fundit: Facebook ndryshon emrin dhe bënë një revolucion të madh!

October 28, 2021

Konflikti Kinë-Tajvan!

October 23, 2021

Ja si Londra i fsheh paratë e vjedhura nëpër botë!

October 18, 2021

Pengmarrja e trefishtë e Kosovës!

October 17, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.