
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, në konferencë tha se ka kohë që LDK nuk e fton në takime.
Ajo gjithashtu tha se për një takim të sotëm që ka thirrur partia e saj, ka mësuar nga mediat pasiqë askush nuk e ka ftuar.
“Jam plotësisht e painformuar, sapo mora vesh që ka një tjetër takim sot e unë nuk jam ftuar. Ka shumë takime që janë bërë e në të cilat unë nuk kam qenë e ftuar dhe nuk kam marr pjesë”, u shpreh Osmani.
E pyetur nga gazetarët se për çfarë arsye ka thirrur takim LDK-ja, ajo është përgjigjur se nuk ka informacion pasi ka mësuar vetëm përmes mediave.
“Askush nuk më ka informuar për takimet e fundit. Nga mediat u informova që LDK ka takim për situatën dhe zhvillimet e fundit”, tha ajo.