Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Opinion

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe Perëndimit?

May 22, 2022
7
SHARES
5.3k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Besoj se shumëkujt nuk i ka shpëtuar mesazhi i Papa Françeskut javës së kaluar, në kuadër të Ditës Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve. Françesku nuk fajësoi Vladimir Putinin për shkaktimin e dhunës në Ukrainë (“Një papë nuk emëron asnjëherë një kryetar shteti”– tha ai muajin e kaluar).

Shkruan: Tony Barber

Ai nuk e kritikoi as Patriarkun Kiril, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, për mbështetjen e pushtimit të Putinit. Megjithatë, dy javë më parë, Papa me origjinë argjentinase foli me një gjuhë të pakompromistë kundër luftës. Françesku tha se mizoritë në Ukrainë, që i atribuohen forcave ruse, na kujtojnë gjenocidin e Ruandës së viteve 1990.

Po ashtu ai e paralajmëroi Kirilin të mos shndërrohej në “meshtarin personal të Putinit”. Këto komente sollën reagimin e ashpër të Patriarkanës së Moskës, që vetëm sa nënvizoi faktin se lufta e Putinit në Ukrainë, ka nxjerrë në pah dallimet e forta midis Kishës Katolike Romake dhe degës zyrtare ruse të Krishterimit Ortodoks.

Sa ndryshe dukeshin gjërat në vitin 2016, kur Papa dhe Kirili zhvilluan bisedime dhe u përqafuan me njëri-tjetrin në kryeqytetin kuban, Havanë. Ai ishte një takim vërtet historik, i pari midis drejtuesve të institucioneve ortodokse katolike dhe ruse, që nga krijimi i Patriarkanës së Moskës në vitin 1589.

Por tani Françesku ka hequr dorë një takim i dytë me Kirilin, që ishte planifikuar për nëqershor në Jerusalem. Ndarja midis 2 liderëve fetare, nuk mund të ishte më e madhe e madhe sesa kaq. Çfarë na tregon kjo mbi mënyrën se si lufta po e përzien edhe fenë në rivalitetin gjeopolitik Rusi–Perëndim?

Së pari, nuk duhet të na habisë aspak fakti që Kisha Ortodokse Ruse – me përjashtim të disa priftërinjve shumë të guximshëm të rangjeve të ulëta – është e pozicionuar fuqishëm në krah të Putinit. Ashtu si në vendet e tjera ortodokse, besimi fetar në Rusi ka lidhje të thella historike me identitetin kombëtar dhe autoritetin shtetëror.

Por elementi i dytë më e rëndësishëm, është se nën udhëheqjen e Kirilit, hierarkia e Kishës Ortodokse po merr anën e Putinit, dhe po argumenton se Rusia po e mbron Krishterimin Ortodoks ndaj një Perëndimi të pafe dhe të degjeneruar. Kjo është më shumë se sa një propagandë e thjeshtë. Për Kirilin, ajo është një kauzë e shenjtë.

Për Putinin, është një projekt politik, nga i cili sipas tij do të fuqizohet tradita e gjatë ortodokse, duke ushqyer një qytetari patriotike dhe të bindur. Në një artikull për New Statesman, Rouan Uilliams, Kryepeshkop i Kanterbërit në Angli në vitet 2002– 2012, shkroi ndër të tjera:”Vladimir Putin e sheh veten si protagonist në një betejë për mbijetesën e një kulture integrale të krishterë, ashtu si Shteti Islamik, e sheh veten si mbrojtës të pastërtisë kulturore islame”. 

Patriarku Kiril i Moskës, e bëri këtë të qartë gjatë një predikim të jashtëzakonshëm të mbajtur më 6 mars, një ditë para fillimit të Kreshmës Ortodokse. Ai e konsideroi fushatën ushtarake ruse në Ukrainë si një luftë për të mbrojtur qytetërimin ortodoks kundër degradimit moral perëndimor, ku marshimet e homoseksualëve në rrugë, u veçuan si një nga simptomat kryesore.

Në qëndrimin e tij, Kiril frymëzohet nga disa rusë të famshëm nga i gjithë spektri i historisë cariste dhe sovjetike. Pjotër Tolstoi, stërnipi i Lev Tolstoit, autor i romanit të famshëm “Lufta dhe Paqja” (dhe një pacifist i zjarrtë në jetën e tij të mëvonshme), deklaroi në një intervistë për një gazetë italiane se Rusia duhet ta “de-nazifikojë plotësisht Ukrainën”, dhe të mos e ndalë luftën derisa forcat e saj të armatosura rusë të kenë arritur në kufi me Poloninë.

Pastaj është Vjaçesllav Nikonov, nipi i Vjaçesllav Molotov, Ministrit të Jashtëm në kohën e Josif Stalinit, dhe një njeri me shumë gjak në duart e tij gjatë spastrimeve të mëdha në Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1930. “Kjo që po zhvillojmë është në fakt një luftë e shenjtë, dhe ne duhet ta fitojmë atë”- është shprehur kohët e fundit Nikonov.

Ky është lloji i hiperbolës, me të cilin jemi mësuar në epokën e Vladmir Putinit. Megjithatë, tensionet e shkaktuara nga feja midis Rusisë dhe Perëndimit janë reale. Të premten, kardinali Pietro Parolin, Sekretari i Shtetit i Vatikanit, tha se furnizimet me armë të Perëndimit për vetëmbrojtjen e Ukrainës, janë të justifikueshme edhe sipas doktrinës së Kishës për një “luftë të drejtë”, një argument ky që me siguri do të pritet keq në Kremlin. / Financial Times

ShareTweet

Related Posts

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025
Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025
Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

January 22, 2025
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.