Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
No Result
View All Result
Gazeta Mejdani
No Result
View All Result
Home Shkencë

A ekziston shpirti i njeriut dhe çka është ai: Flasin studiues dhe shkencëtarë të ndryshëm!

October 23, 2021
11
SHARES
2.8k
VIEWS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nëse njerëzit kanë vërtet një shpirt, kjo është praktikisht e pamundur të vërtetohet, edhe pse shumë njerëz që janë besimtarë në Zot e besojnë plotësisht këtë gjë. Ideja që njerëzit kanë një shpirt, është një pjesë integrale e shumicës së feve botërore.

Ato predikojnë se shpirti është pjesa e jonë, që vazhdon të ekzistojë edhe në jetën e përtejme, që rimishërohet, apo që mbetet në Tokë në formën e një fantazme të bezdisshme dhe djallëzore ndaj njerëzve fizikisht të gjallë.

Në thelb, nëse shpirtrat e njerëzve janë të vërtetë, atëherë kjo do të thotë që kur trupat tanë vdesin, vetëdija jonë vazhdon të ekzistojë. Dhe për shumë njerëz ky është një mendim ngushëllues, i cili i jep më shumë kuptim jetës këtu në Tokë.

Përtej sistemeve të besimit, shumë njerëz në mbarë botën kanë thënë se kanë përjetuar ndjesinë e të qenit vetëm në formën e shpirtit, siç janë për shembull ata që pretendojnë se kanë pasur përvoja pranë vdekjes (NDE), gjatë të cilave ata pretendojnë se ishin të vetëdijshëm se ishin jashtë trupave të tyre dhe shpesh në disa vende të tjera jo tokësore.

Është e rëndësishme të theksohet se jo të gjitha NDE-të janë përvoja të mira. Sipas “Scientific American”, shumë njerëz raportojnë përvoja negative të NDE. Gjithsesi, këto histori nuk janë vërtet të provueshme përmes provave të pakontestueshme. Por nga ana tjetër, ato nuk mund të injorohen, pasi ka shumë dëshmi të tilla. 

Revista “Discover” raportoi se vetëm në SHBA rreth 9 milion njerëz, kanë raportuar përvoja pranë vdekjes. Megjithatë, disa shkencëtarë pohojnë se ato përvoja nuk janë domosdoshmërisht dëshmi e ekzistencës së një shpirti, por më tepër një lloj reagimi neurologjik ndaj traumave që i ndodhin trupit.

Studiuesit ndajnë pikëpamje të kundërta

Neuroshkencëtari Kristof Koh është një studiues i vetëdijes, që pretendon se përvoja afër vdekjes ka të ngjarë të ndodhë për shkak të një “origjine biologjike, dhe jo shpirtërore”. Siç shkroi ai së fundmi në revistën “Scientific American:”Si shkencëtar unë veproj bazuar në hipotezën se të gjitha mendimet, kujtimet, perceptimet dhe përvojat tona janë një pasojë e patjetërsueshme e fuqive shkakësore natyrore të trurit tonë, dhe jo të atyre mbinatyrore”.

Por Riçard Suinbërn, një filozof i fesë në Universitetin e Oksfordit, mendon se shpirtrat ekzistojnë. Ai shprehet në programin “Afër të vërtetës” të transmetuar përmes kanalit YouTube, se vetëm shikimi i pjesës fizike të botës nuk e “tregon të gjithë historinë e jetës”.

“Ju duhet të tregoni edhe historinë e jetës së ndërgjegjshme, e cila lidhet me secilin nga trupat njerëzore”- thekson ai.

Suinbwrn deklaron se historia e jetës, është më shumë sesa vetëm aspektet fizike të qenies sonë apo përvojat tona të matshme, pasi ajo përfshin edhe “entitete të veçanta mendore, për të cilat fjala e natyrshme është shpirt”.

Profesori i Oksfordit, pretendon se shpirti është thelbi aktual i asaj që është një njeri. Ai thotë:”Shpirtrat përbëjnë identitetin personal dhe ekzistenca e vazhdueshme e imja, do të ketë të bëjë me ekzistencën e vazhdueshme të shpirtit tim”.

Vetëdija është diçka që nuk kuptohet plotësisht

Në një kuptim, ajo që thotë Suinbrn për shpirtrat, shkon paralelisht me mendimin e dr.Robert Lanzas, profesor në Universitetin Ueik Forest, SHBA. Lanza, i specializuar në hulumtimin mbi qelizat burimore është një “biocentrist”, pra një shkencëtar që mbështet idenë se Universi ekziston për shkak se ekziston jeta, në vend të konceptit të vjetër, se jeta është vetëm një degë e Universit.

Ai bashkë-shkroi një artikull në vitin 2009 për NBC News , ku ndër të tjera thotë:“Nuk ka asgjë në fizikën moderne që të shpjegojë sesi një grup molekulash në tru, e krijon ndërgjegjen… Dhe ç’është më e keqja, nuk ka asgjë në shkencë që mund të shpjegojë sesi lindi vetëdija nga materia”.

Në një artikull të vitit 2011, që shkroi për “Psychology Today” mbi eksperimentet e kryera nga fizikanët, ai thekson se “rezultatet e tyre jo vetëm që kundërshtojnë intuitën tonë klasike, por sugjerojnë se një pjesë e mendjes – shpirti – është i pavdekshëm, dhe ekziston jashtë hapësirës dhe kohës”.

Lanza, ashtu si Suinbërn, duket se përqafon idenë se vetëdija përbëhet nga më shumë sesa shkenca mund ta masë në këtë pikë. Sipas tij ka ende diçka të paprekshme, e cila nuk mund të shpjegohet, në lidhje me mënyrën se si funksionon vetëdija jonë.

Megjithatë neuroshkencëtari Koh pretendon se vetëm për shkak se ne nuk e kuptojmë plotësisht trurin dhe vetëdijen, kjo nuk do të thotë se ka një shpjegim të botës tjetër. Megjithëse, shkroi ai së fundmi në revistën “Scientific American”, ka një debat të madh mbi “shpjegimin e enigmës qendrore të ekzistencës sonë:sesi një organ prej 1.5 kg (truri) dhe me qëndrueshmërinë e ngjashme me një copë djathtë të gjenerojë ndjenjën e jetës”.

ShareTweet

Related Posts

Ndarja; e dhimbshme më tepër, apo një fillim i ri?

July 6, 2022

Pse zgjohemi shpesh në orën 3 të mëngjesit të frikësuar? Ja shpjegimi shkencor!

October 22, 2021

Si ta shpjegojmë valën e urrejtjes që shohim sot nëpër botë? Përgjigjet i gjejmë ende tek filozofja Hana Arend!

October 20, 2021

Nëntë barrierat psikologjike, që çojnë në refuzimin e vaksinës anti-Covid!

October 19, 2021

Si mund të mendosh pozitivisht dhe të jesh optimist? Këto janë disa mënyra që duhet të keni parasysh!

October 19, 2021

Gjashtë zakonet më të mira për ta mbajtur trurin të freskët dhe në formë sipas shkencës!

October 15, 2021
No Result
View All Result

Highlights

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Thirrje gjithë shqiptarëve në Evropë dhe kudo që janë: Të ndihmojmë ndërtimin e xhamisë në St. Gallen!

“I dashur President Trump”: Zbulohet përmbajtja e letrës që Biden la në Zyrën Ovale!

Dy gola dhe një asistim – Milot Rashica lojtar i ndeshjes në fitoren e Besiktasit ndaj Athletic Bilbaos!

Milaim Sylejmani; Në luftë si ushtar mbrojti Kosovën, tani në garë politike për ta mbrojtur Familjen!

Trending

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!
Botë

Lindja e Mesme po digjet përsëri, ama kësaj radhe shumë më keq!

June 13, 2025

https://www.youtube.com/watch?v=aiy7RpjhGOM&t=10s  

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

Izraeli po shkatërron çdo gjë brenda Iranit, lajmërohet Hamenei pas vrasjes së rojës kryesore të tij!

June 13, 2025
Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

Mashtrimet që iu bënë besimtarëve nëpërmes Islamit të rrejshëm!

June 12, 2025
Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

Çollaku: Imponimi i themelimit të Speciales ishte e vetmja thikë pas shpine që e ka marrë Kosova!

February 18, 2025
Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

Reagon “Koalicioni për Familje”, vendimi i PZAP i pabazuar!

January 23, 2025

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Basketboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Opinion
  • Foto e Ditës
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.