
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat dje është vendosur në KQZ.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për Indeksonline se deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 45 nga 530 vendvotime për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja.
Ai ka thënë se rinumërimi është duke vijuar normalisht dhe pas përfundimit të rinumërimit do të numërohen votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post