Në ndeshjen kundër Malit të Zi, sulmuesi Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë pas një zënke që pati me Vladimir Jovoviqin.
Opinioni kosovar ishte i hutuar dhe u vë në dyshim se a do të ishte i suspenduar për ndeshjen e ardhshme kundër Çekisë.
Megjithatë, për Muriqin ky ishte kartoni i dytë i verdhë në fushatën kualifikuese dhe sipas rregullores së UEFA-së, futbollisti suspendohet nëse merr 3 kartonë të verdhë.
Pra, sulmuesi kosovar, do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme kundër Çekisë, por aty duhet të jetë i kujdesshëm sepse në rast të ndëshkimit me karton, do të mungojë në ndeshjen e fundit kundër Anglisë.
Discussion about this post