Besim Aliu, koordinator në Institutin Hidrometeorologjik ka thënë se Kosova nuk do të preket shumë nga stuhitë e forta që i kanë kapluar vendet e Ballkanit.
“Ditën e djeshme ai ciklon, dmth ajo fortunë ka shkuar drejt lindjes duke përfshirë Kroacinë, Serbinë, Slloveninë dhe masat e ajrit gjegjësisht stuhia është drejtuar në drejtim të lindjes së kontinentit por që edhe sot pothuajse i njëjti skenar po përsëritet pasi që nga Italia është formu një stuhi e lartë, e cila ka vazhduar nëpër Kroaci, Slloveni, e cila po përcillet me reshje shiu, breshëri me shpejtësi të erës mbi 100 km/h”, ka thënë Aliu.
Sipas Aliut kjo stuhi në Kosovë pritet të manifestohet përmes një ere të dobët që do të ndihet gjatë natës. Sa i përket temperaturave ai ka shtuar se në Kosovë nuk do të ketë ndryshime deri në të dielën kur pritet të ketë freski.